-
Të hartojë testamente, projekte për veprime të tjera juridike e dokumente, të japë kopje dokumentesh dhe shkurtime prej tyre, si dhe të kryejë veprime të tjera noteriale, të parashikuara nga ligji.
-
Të japë sqarime për probleme që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimeve noteriale.
-
Të kërkojë nga personat fizikë e juridikë të dhëna e dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve dhe të veprimeve noteriale.
-
Të kërkojë dhe të shpërblehet për punën e kryer.
-
Të organizojë ose të marrë pjesë në organizime profesionale kolektive
-
Të kryejë për personat fizikë e juridikë ato veprime që synojnë realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme, t’i sqarojë ata për të drejtat dhe detyrat që rrjedhin prej tyre, si dhe të paralajmërojë për pasojat që vijnë nga kryerja e veprimeve noteriale, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.
-
Të kryejë detyrat e tij me paanësi, në bazë të ligjit dhe të betimit të bërë si noter.
-
Të ruajë të dhënat me të cilat është njohur gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij dhe që përbëjnë sekret profesional. Të regjistrojë, të ruajë, të shfrytëzojë, të përdorë dhe të transmetojë të dhënat personale të palëve në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
-
Të dhëna për përmbajtjen e akteve noteriale të kryera mund t’u jepen vetëm personave, në emër të cilëve janë kryer këto veprime. Gjykata, prokuroria dhe hetuesia mund të njihen me të dhëna të kësaj natyre, kur kanë filluar ndjekjet penale kundër noterit lidhur me detyrën e tij, ose kundër shtetasit që është subjekt në veprime noteriale të kryera, por gjithnjë pa u dëmtuar interesat themelore të shtetit a shtetasve të veçantë.
-
Të mos lejojë njohjen me përmbajtjen e testamenteve, lëshimin e kopjeve a shkurtimeve të tyre para vdekjes së trashëgimlënësit testamentar, përveç rasteve kur e kërkon vetë ai ose përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme.
-
Të refuzojë kryerjen e veprimeve noteriale në rastet që nuk lejohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë, nga konventa ndërkombëtare, të pranuara përgjithësisht ose në të cilat ka aderuar vendi ynë.
-
Të këshillojë palët që të paraqiten në organet e tatimit për efekt të pagimit të tatimit, në rastet kur kryen veprimet noteriale që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronësisë.
-
Të përmirësojë vazhdimisht kualifikimin e tij.
-
Të derdhë kuotën që caktohet çdo vit nga Këshilli Kombëtar i Noterëve.
-
Të mbajë hapur zyrën noteriale sipas rregullave të miratuara për këtë qëllim. Kur për shkaqe të përligjura noteri mungon për më shumë se tre ditë, emëron një zëvendës të tij nga noterët e dhomës, gjithnjë duke marrë pëlqimin e kryetarit të këshillit të dhomës së noterëve.
-
Të paraqesë për regjistrim, me pëlqimin e palëve, aktin noterial për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme që administron regjistrin elektronik ku ndodhet pasuria e paluajtshme, brenda afatit të përcaktuar me ligj